Qytetarët e Gjakovës nesër serish do të protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë për të vizituar Kishën ortodokse në këtë qytet.
“Ne, si edhe në vitet e kaluara, duhet të kundërshtojmë këtë. Të mblidhemi nesër, në ora 08:30 para kishës ortodokse. Shihemi nesër në mëngjes”, thuhet në një njoftim për media.
Pelegrinët serbë çdo vit në këtë datë vizitojnë kishën ortodokse në Gjakovë si traditë festive e tyre, por këto vizita shihen si të padëshiruara nga qytetarët shqiptarë, të cilët i akuzojnë pelegrinët serbë si të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.
Edhe vitin e kaluar ka pasur protestë të qytetarëve të Gjakovës kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...
Dënime të ashpra pas Kupës së Kombeve të Afrikës, më së shum...
Logan Routt, transferimi i ri i GO+ Pejës
Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon më...
Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ...
Arbeloa pas disfatës nga Benfica: Jemi shumë larg versionit ...