Pacolli e dënon paraburgimin e Nezirajt: Serbia duhet të ndalojë arrestimet politike të kosovarëve

17:50 | 5 Janar 2020
A Z

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e dënon vendimin e Gjykatës së Beogradit për paraburgimin prej 30 ditësh të Nezir Mehmetajt.

Pacolli duke e quajtur këtë akt marrëzi tha se do të duhet të marrë fund.

Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe se ka alarmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, ka shtuar Pacolli.

Po ashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e Neziraj dhe kthimin e tij në familje.

Shpërndaje në rrjete sociale