Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi ka konfirmuar për arbresh.info lajmin për protestën e të burgosurve në Burgun e Dubravës.
Sipas Thaçit, protesta e disa të burgosurve në një nga pavijonet në burgun e Dubravës ka ardhur si pasojë e pakënaqësive të të burgosurve me vendimin e fundit të Presidentit të Republikës së Kosovës rreth faljeve të disa prej të burgosurve.
Drejtori i SHKK-së, tha se disa nga të burgosurit në shenjë proteste janë vetëlënduar.
“Sot në një pavijon në burgun e Dubravës disa te burgosur , kanë shfaqur pakënaqësi pse s’janë përfshirë në falje nga Presidentit. Por, kjo nuk e ka cenuar rendin shtëpiak e as sigurinë e Burgut. Sa i përket të vet lënduarve” në Qendrat Korrektuese janë një numër i caktuar të të burgosurve që kohë pas kohe shfaqin pakënaqësitë e tyre përmes vetëlëndimeve, por shërbimet shëndetësore marrin hapa të menjëhershëm për trajtimin e tyre.
Gjykata rrëzon kërkesat për rikonstruktim dhe autografi në r...
Pacolli: Kosova është misioni im i përjetshëm
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje po...
Luis Enrique me besim te skuadra e tij: Nuk ka favorit më të...
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep 345 milionë l...
Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e...