Bayern Munich “të hapur” për të sjell lojtarë të rinj

20:10 | 4 Janar 2020
A Z

Kampionët e Bundesligës janë lidhur me një numër të madh të lojtarëve ndërkaq drejtori sportiv i tyre nuk ka përjashtuar mundësinë që të këtë fytyra të reja gjatë janarit në ekip

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka thënë se klubi kanë “duke mbajtur hapur opsionet” për nënshkrimet e janarit.

Kampionët në fuqi janë në vendin e tretë në Budesligë pasi ka kaluar gjysma e sezonit, katër pikë më pak se lideri RB Leipzig që kanë qenë më të mirët në pjesën e parë të sezonit.

“Ne do të mbajmë të gjitha opsionet e hapura, do të shohim si do të shkojnë gjërat në kampin stërvitorë, çfarë ka nevojë trajneri dhe pastaj do të veprojmë ose nuk do të veprojmë”, ka thënë ai për gazetaret.

Mbrojtësit Jerome Boateng thuhet se i është thënë nga Flick se mund të largohet këtë muaj nëse dëshiron, por gjermani është pjesë e 26 lojtarëve të Bayern që kanë udhëtuar në Doha.

“Ai ka ardhur në kampin tonë stërvitorë si çdo lojtar tjetër dhe është stërvitur normalisht”, ka thënë Salihamidic kur është pyetur për të ardhmen e Boateng.

Bayern ka fituar katër ndeshje radhazi para se të shkojë në pushimin mes-sezonit dhe do të kthehen në fushë më 19 janar ku do të udhëtojnë në Hertha Berlin.

Salihamidzic, i cili është promovuar në bordin ekzekutiv të Bayernit në korrik, insiston se synim i skuadrës janë kupat vendore dhe Liga e Kampionëve në pesë muaj të ardhshëm.

“Ne kemi synime të mëdha”, tha ai. “Qëllimi i jonë është Bundesliga dhe Pokal. Ne do të luftojmë me çdo kundërshtar në Ligën e Kampionëve. Do të jetë vështirë. Por, ne kemi kohë të mjaftueshme që të përgatitemi kundër Chelsea”.

Bayerni ka konfirmuar të shtunën se ka arritur marrëveshje për të transferuar portierin Alexander Nubel pasi kontrata e tij me Schalke të skadon në fund të këtij sezoni. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale