Një rekord i ri temperature të lartë u regjistrua në muajin janar në një qytet të vogël në perëndim të Norvegjisë, njoftoi Instituti Meteorologjik norvegjez.
Sipas shërbimit meteorologjik, temperatura në qytetin e vogël Sunndalsora arriti 19.0°C. Rekordi i mëparshëm prej 17.9 °C është regjistruar në vitin 1989 në fshatin Tafjord. Sunndalsora dhe Tafjord ndodhen në rrethin e More og Romsdal.
Sunndalsora rrethohet nga male të pjerrëta. Ky vend është i njohur për disa persona të apasionuar pas sporteve ekstreme që përfshin hedhjen me parashutë nga skajet e një shkëmbi të lartë ose nga struktura të ndërtuara nga njeriu.
Sunndalsmora mban gjithashtu rekordin e ngrohtësisë së Norvegjisë për muajin dhjetor ku temperatura në vitin 1998 arriti në 18.3 °C.
Edhe në qytete të tjera u regjistruan temperatura të larta. Sipas shërbimit meteorologjik, në qytetin Andalsnes, temperatura arriti në 18.6°C
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...