Në fshatin Cërnicë të Gjilanit të hënën ka ndodhur një therje me thikë, ku sipas Policisë i dyshuari, me të meta mendore ka therur me thikë një person tjetër, të komunitetit serb.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.
Këtë akt e ka dënuar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas të cilit është një rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesën e tolerancën ndëretnike.
Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...