Ashtu si edhe në pjesët e tjera të trupit, gjatë shtatzënësisë qarkullimi i gjakut rritet edhe në mishrat e dhëmbëve. Si pasojë, këta të fundit mund të fryhen e të zbuten dhe kur t’i lani dhëmbët mund të keni gjakderdhje. Ndonëse shumë gra frikësohen, ky nuk është një problem që vendos në rrezik shëndetin e tyre apo të foshnjës.
Kjo vjen edhe si pasojë e ndryshimeve hormonale që shkaktojnë ndryshime të mëdha në indet paradontale, sidomos në dhëmballa. Nëse mendoni se dhëmbet ju prishen, sepse kalciumi i duhet foshnjës në bark, ky është një mit që nuk duhet besuar më.
Megjithatë është e rëndësishme të mos i lini pas dore dhëmbët dhe mishrat e tyre as gjatë shtatzënisë ! Duhet t’i lani e t’i pastroni dhëmbët me pe dhe t’i kontrolloni te dentisti në mënyrë të rregullt. Për t’i mbajtur indet e dhëmbëve sa më të forta, merrni sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës C nga ushqimet apo multivitaminat shtesë.
Kur të kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse keni shumë gjakderdhje të shoqëruar edhe me dhimbje, lini një takim te dentisti për një kontroll për infeksione të mundshme. Njoftoni gjithashtu mjekun për këtë problem.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...