Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri ndaj organizatës Kata’ib Hizbollah.
Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-të.
“Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.
Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes” shkruan Haradinaj në Facebook.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...