Kontrabandohen 16 lopë në Klinë, arrestohen 3 persona

09:09 | 27 Dhjetor 2019
A Z
Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohet se që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar.

 Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuar

Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e qendrës korrektuese Dubravë.

“Fsh. Jashanicë e epërme, Klinë 26.12.2019 – 12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar. Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e qendrës korrektuese Dubravë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale