Mustafa-VV-së: Qëndro larg nga LDK

12:56 | 26 Dhjetor 2019
A Z

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk pranojnë që Vetëvendosje të propozoj dike nga LDK për kryetarë të Kuvendit.

Mustafa ka shtuar se këtë nuk do ta pranoj as Vjosa Osmani këtë pozitë, shkruan arbresh.info.

“Ata kanë të drejtë ta propozojnë kënd të dojnë, ne nuk dëshirojmë të hyjmë në relacione as me VV-në as me dikë tjetër. Këtë nuk do ta pranoj as Osmani as deputetë tjerë”, ka shtuar ai.

Mustafa ka kërkuar gjithashtu nga VV të mos përzihet në LDK.

“E kam pa që ata dëshirojnë të na përzihen në punët e brendshme por u themi të qëndrojnë larg nga LDK”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale