Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë. Muriqi synon titullin me Fenerbahçen…
Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë, raporton Gazeta Express.
Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje deri më tani.
Ai është shprehur i lumtur me fitoren e madhe të Fenerbahçes që ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe ka pushtuar pozitën e tretë, duke lënë prapa Beshiktashin.
“Tifozët ishin të shkëlqyeshëm. Kemi luajtur shumë mirë. Me shumë se sa goli im, ishte me rendësi të fitonim”, u shpreh Muriqi.
Ai paralajmëroi ish skuadrën, Rizesporin.
“Synojmë që edhe ndeshjen e radhës ta fitojmë dhe te vazhdojmë drejt titullit”.
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person