Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se kosovarët nuk kanë pse çuditen me sharlatanizmin e Edi Ramës, e as pse ai i fyen politikanët e Kosovës.
Sipas Nitajt, në Kosovë duhet tmerruar se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron.
Postimi i Nitajt:
Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “adidass”!
Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thot edhe gënjeshtarë!
Ne s’kemi pse merzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse alenca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë !
Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyej e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në tokë, e ai hala e duron!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10221462243290373&set=a.4337774727434&type=3
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person