Mbi 100 mijë euro mblidhen në mbrëmjen humanitare në Gjilan për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

23:50 | 21 Dhjetor 2019
A Z

Sonte është mbajtur mbrëmja humanitare në qytetin e Gjilanit për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

“Pak nga ne, shumë për ata”, ishte motja e kësaj mbrëmje.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri lajmëroi përmes një statusi se mbi 100 mijë euro janë premtuar sonte nga njerëzit vullnet mirë.

“Mbi 100 mijë euro u premtuan sonte nga njerëzit e vullnetit të mirë. Jam krenar me solidaritetin e jashtëzakonshëm qytetar në mbështetje ndaj vëllezërve tanë në Shqipëri. Ju faleminderit pafund!”, u shprehë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale