Disa banesa të lagjes “Dardania” në kryeqytet kanë mbetur pa ujë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se çkyqja nga furnizimi me ujë në lagjen Dardania, është bërë për shkak të një prishjeje që ka ndodhur në garazha.
“Konsumatorë të lagjes Dardania, banorët e objekteve Su 1/7 hyrjet 1 dhe 2 si dhe Su 1/6 hyrjet 1 dhe 2 3, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se ndërprerja e furnizimit me ujë për objektet tuaja, ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese që gjendet në objekte – garazha”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
KRUP thotë se banorët do të mbesin pa ujë deri nesër.
“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë deri nesër. Ekipet do ta trajtojnë me prioritet nesër në mëngjes rastin ne fjalë duke shpresuar në rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, përfundon njoftimi.
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...