Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se deri me 26 dhjetor koalicioni me Vetëvendosjen është i kryer.
Ai ka thënë se gjasat për të mos ndodhur koalicioni janë zero
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se derisa LDK nuk e di ende kush do të jetë kandidat për president nuk mund t’ia jap emrin as Vetëvendosjes.
Kryetari i Pejës thotë se potencialisht edhe ai vetë mund të jetë njëri nga kandidatët për president nga LDK-ja.
“LDK nuk po insiston në emra për president, por insiston për postin e presidentit”.
Ai ka konfirmuar se LDK-ja do të merr Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?