Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka thënë sot se nëse Vetëvendosje pajtohet me Lidhjen Demokratike për pozitën e Presidentit të Kosovës, atëherë pas dy vitesh do t’i dalë problem me emrin e propozuar nga LDK.
Sipas Gashit, në vitin 2021 – kur do t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi – LDK do ta kushtëzojë emrin e saj për president, me vazhdimin e qeverisë Kurti.
“LDK, lëshon pe! Nuk guxon të paracaktohet për emrin e Presidentit! Presidentin pa emër deri në vitin 2021! Tani, topi tek VV! A do të lëshoj pe? Por, duhet të dijë se me 2021, emri kushtëzohet me vazhdim të qeverisë Kurti”, ka thënë Gashi i PDK-së.
“Sa ujë kalon nën urë deri me 2021”, ka përfunduar ai.
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C