Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi duhet të këtë Topin e Artë personal.
Argjentinasi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë derisa theu rekordin duke u bërë lojtari i vetëm në histori të futbollit që arrin të fitojë gjashtë herë çmimin e lojtarit më të mirë në botë.
Braziliani ka thënë se Messi është lojtar më i mirë që ka parë andaj duhet të këtë Topin e Artë personal, transmeton portali arbresh.info.

“Messi është lojtar i pabesueshëm. Është më i miri që kam parë”
“Nuk është çudi që ka gjashtë Topa të Artë, pasi është në maje për disa vite. Duhet të jetë Topi i Artë vetëm për të”
“Do të doja ta fitoja një ditë, mirëpo nuk është shqetësim”
PSG ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve do luajë kundër Borussia Dortmund./arbresh.info.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?