Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka treguar se cila nga dy partitë negociuese për krijimin e qeverisë së re ka të drejtë të propozojë krerët e institucioneve të vendit, përfshirë edhe atë të presidentit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as pas 11 takimeve nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re të vendit.
Shkas për këtë është posti i presidentit, të cilin po e kërkojnë të dyja këto parti, duke kërcënuar madje edhe me shkuarje në zgjedhje të reja në rast se nuk gjendet gjuhë e përbashkët për arritjen e marrëveshjes.
Por, ish-deputeti i LDK-së u shpreh se është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të kryeministrit, por që njëherësh ajo nuk mund t’i mohojë të drejtën LDK-së për propozimin lidhur me postin e presidentit.
Gani Geci ka postuar në Facebook edhe pjesë të nenit lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.
“VV-ja dhe vetëm VV- ja ka te drejt ta propozoj kryetarin e kuvendit, ky propozim nuk i takon LDK-së, sepse këtë ia garanton kushtetuta VV-së si parti e parë, ashtu edhe kryeministrin, por askush nuk mund t’ia mohojë LDK-së të drejtën për propozimin e presidentit. VV nëse dëshiron ta dërgojë në vend verdiktin e popullit, duhet të reflektojë”, shkroi ai në Facebook.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...