Federata e Shahut ende në borxhe, sollën përfaqësues nga e gjithë bota e shteti nuk i doli në ndihmë

13:25 | 15 Dhjetor 2019
A Z

Federata e Shahut të Kosovës në vitin 2016 ka mbajtur kampionatin individual Evropian të Shahut që I ka kushtuar rreth 120.000 mijë euro.

Këto mjete të cilat një pjesë kanë pas të sigurohen nga Komuna e Gjakovës kanë mbetë barrë e madhe për kryetarin e federatës së Shahut në Kosovë, Nysret Avdiu.

Në një intervistë për portalin arbresh.info, kryetari Nystret Avdiu tregon se që nga ajo kohë kur është mbajtur kampionati i shahut ende kanë mbetur borxh hoteleve ku janë akomoduar lojtaret e rreth 40 shteteve që kanë ardh për të garuar në Kosovë.

Kjo shumë parash, një pjese prej tyre është siguruar nga biznese e sponsor të ndryshëm. Një pjesë nga Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pjesa tjetër ka pas të financohet nga Komuna e Gjakovës.

Kjo e fundit nuk iu është përgjigjur fjalëve të dhëna. Edhe pse Federate e Shahut ka paditur Komunën e Gjakovës për këto mjete, gjykata ka vendos në favor të komunës duke mos ua kompensuar të hollat.

Aktualisht, kryetari Avdiu edhe duke u përballur me përmbarues dhe presion të madh nga pronarët e hoteleve që u ka mbetur borxh që nga viti 2016.

Ai lëndën e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe pret një vendim nga ajo.

Për me shumë detaje ndiqeni intervistën e plotë me kryetarin e Federatës së Shahut në Kosovë Nysret Avdiu./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale