Xhudisti pejan do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov
Akil Gjakova do të mundohet t’ia sjell Kosovës medaljen e dytë nga “World Judo Masters”, që po mbahet në Kinë, pas të artës që e fitoi dje Distria Krasniqi.
Xhudisti pejan do ta kërkojë medaljen e bronztë në kategorinë 73 kilogramë përmes repasazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.
Akili ishte i suksesshëm në luftërat e para.
Ai e mposhti fillimisht gjermanin Anthony Zingg në rrethin e parë.
Më pas, Gjakova ishte më i mirë se rusi Musa Mogushkov.
Dhe, kualifikimin në gjysmëfinale Akili e siguroi përmes fitores ndaj kinezit Saiyinjirigala.
Fatkeqësisht, xhudisti kosovar u mposht në këtë fazë nga japonezi Soichi Hashimoto.
Sidoqoftë, edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, ku do të luftonte për medalje të artë, Akili do ta ketë mundësinë e dytë, që përmes repasazhit ta fitojë medaljen e bronztë.

Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...