Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person të kërkuar nga INTERPOL-i.
Përmes raportit 24 orësh, Prokuroria ka bërë me dije se ai është i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Përveç tij, është ndaluar edhe një person tjetër nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...