Mozziku sonte lanson projektin e ri: “100% keni me gjet veten secili”

10:04 | 12 Dhjetor 2019
A Z

Reperi i njohur shqiptar Gramoz Aliu, i cili njihet me emrin artistik Mozzik, me këngët e tij është mjaft i pëlqyer dhe i dashur për publikun.

Mozzik ka qenë vazhdimisht në fokus të mediave rozë, sidomos kohëve të fundit, pas ndarjes nga gruaja e tij Loredana.

Edhe pse pati probleme sa i përket jetës private, duket se karriera e tij po shkon në drejtimin e duhur.

Ai së fundmi ka paralajmëruar fansat se sonte do të sjellë një këngë të re.

“Kur t’bohet ora 00:00 publikohet 1 projekt, 1 kong, 1 videoklip që se kom bo ma heret.. 100% keni me gjet veten secili/a, 00:00!”: ka shkruar ai në paralajmërimin që ka bërë përmes llogarisë së tij në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale