Grabitje e armatosur në qendër të Prishtinës

12:32 | 9 Dhjetor 2019
A Z

Një person i maskuar dhe i armatosur ka kryer mbrëmë një grabitje në një barnatore në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës me të pranuar informacionin ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në orën 17:00 ndërsa nga grabitësi janë marrë një shumë e konsiderueshme e parave.

“Viktima, femër, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.

Shpërndaje në rrjete sociale