Zv/sekretari tashmë i shkarkuar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, pas disa ditëve në heshtje, ka dhënë një intervistë për Zëri.info.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Ahmeti ndër të tjera ka përmendur edhe rastin e largimit të djalit të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, Gramozit, nga FFK’ja.
Sipas Ahmetit, ish-kryetari i Hysit, të cilin ai e quan biznesmen, Hysen Sadiku, ka provuar të negociojë një pozitë për Gramozin në FFK.
“Djali i Fadil Vokrrit, unë e di shumë mirë këtë histori dhe kam qenë aty. Ai së bashku me një biznesmen Hysin (Hysen Sadiku, ish-pronar i klubit KF Hysi që është shuar) dhe është ndërmjetësuar për një pozitë në FFK. Kishte mos-pajtime për një pozicion që Gramozi e ka kërkuar. Ndoshta Agim Ademi nuk ka dashur dhe nuk ka gjetur vullnet për atë pozitë duke u thirrur në një organogramin e FFK-së se nuk ekziston.
Agim Ademi gjatë një konference për media bashkë me Ahmetin
Të them të drejtën, prej se jam në Federatë nuk kam parë asnjë organogram. E kam dëgjuar Erollin duke thënë se ka organogram, por nuk e di që ka, unë nuk e kam parë”, u shpreh Ahmeti.
Ndryshe, ishte vetë Ahmeti ai i cili vitin e kaluar e arsyetoi vendimin e FFK’së në një konferencë për media, çuditërisht duke u thirrur në organogramin që vitin e kaluar kishte ekzistuar në FFK, shkruan Gazeta Olle.
“Gramozit i janë ofruar pesë poste. Ka kërkuar që titulli i pozitës së tij të jetë Drejtor Gjeneral, të cilën e ka gjetur në organoprogramin e Federatës së Futbollit të Francës, por të cilën ne nuk e kemi. Për hir të korrektësisë, Sahit Kelmendin e kam familjar dhe ato akuza nuk qëndrojnë. Pikërisht Sahiti ka qenë me mua dhe persona të tjerë të afërm të Gramozit”, ishte shprehur Ahmeti.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...