Ish kryetari i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Krasniqi ka deklaruar se së paku pesë familje i kanë telefonuar sot për të kërkuar strehim. Sipas tij, këto familje tani kanë mbetur në rrugët e Prishtinës.
“Neve dje na është thënë që të gjitha ndihmat t’i dërgojmë në Kamp të Prizrenit. Por, dje na është telefonuar prej Kampit të Prizrenit dhe na është thënë që ta largojmë numrin nga faqja, meqenëse nuk ka më shumë kapacitet.”, ka thënë Krasniqi.
Por, thotë se ata nuk po mund të iu gjejnë strehim, meqenëse tash përgjegjësinë për strehim e kanë marrë institucionet.
“Prej orës 07:00 të mëngjesit na kanë thirr njerëzit për me i strehu, s’po dijmë çka me ba. Shteti shqiptar edhe Kosova kanë dështu në organizim. Nja 5-6 familje kanë kërku strehim, krejt në rrugë janë. Njerëzit e kanë marrë vesh që Plisat po organizojnë, po tash s’po mujmë me ndërhy kur e ka marr Qeveria në dorë”, ka thënë Krasniqi për Express.
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen