Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen në fund të kësaj jave. Liderët e të dyja partive do të takohen për të shikuar deri ku ka arritur harmonizimi i Programit Qeverisës për të cilin deri më tash janë takuar Grupet Punuese të këtyre dy partive
Para dy javësh është mbajtur takimi i fundit i Grupeve Punuese të LDK’së dhe VV’së për bisedimet në përafrimin e programit të përbashkët qeverisës.
Tashmë, ka mbetur të mbahet edhe një takim në mes të krerëve të këtyre dy partive, Isa Mustafës së LDK’së dhe Albin Kurtit të VV’së.
E ky takim pritet të ndodh në fund të kësaj jave. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, i pari i LDK’së, Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se bashkë me Kurtin do të vlerësojnë se ku është arritur harmonizimi i Programit Qeverisës.
“Me z. Kurti, jam marrë vesh të takohemi në fund të javës. Do të vlerësojmë bashkërisht se ku është arritur me harmonizimin e Programit Qeverisës si dhe për disa çështje që i paraprijnë marrëveshjes për Qeveri”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ketë takime me të shpeshta me kreun e Vetëvendosjes.
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare