Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, e ka konfirmuar se ai e kishte pasur një shkëmbim të zjarrtë fjalësh me Lionel Messin gjatë barazimit 2:2 në miqësoren mes Uruguait dhe Argjentinës të hënën, pasi u raportua se ai i kishte ofruar argjentinasit të rriheshin.
Gjatë pjesës së parë, kur Uruguai kishte qenë në epërsi falë një goli të Edinson Cavanit, Lionel Messit kishte reaguar i zemëruar pas një ndërhyrjeje nga mesfushori i Uruguait, Matias Vecino.
Pas konfrontimit, Ole raportoi se Cavani e kishte pyetur Messin: “A dëshiron të rrihemi?”, ndërsa ylli i Barcelonës i ishte përgjigjur: “Kurdo që të duash, kurdo që të duash”.
Dyshja më vonë nga Luis Suarezi i Uruguait, bashkëlojtar i Messit në Barcelonë, përderisa edhe mbrojtësi Diego Godin tentoi t’i qetësojë lojtarët.
Kur u pyet për këtë incident pas ndeshjes, Cavani e konfirmoi se kishte pasur konfrontim mes dyshes, por ai tentoi ta ulë vlerën e atij incidenti.
“Po, kështu është futbolli. Kështu janë ndeshjet e Clasicos (përballjes mes Argjentinës dhe Uruguait). Ky është futbolli”, tha Cavani, kur u pyet për incidentin, pas ndeshjes.
Argjentina e barazoi rezultatin përmes një goli të Sergio Aguero, mirëpo Uruguai kaloi sërish në epërsi përmes golit të shënuar nga gjuajtja e lirë nga Luis Suarezi.
Megjithatë, Messi qeshi i fundit, pasi që ai arriti të tregohet i saktë nga pika e penalltisë, për t’u siguruar që Uruguai të mos largohet nga ajo përballje me një fitore.
Goli i barazimit, i shënuar nga Messi në minutat e fundit të ndeshjes, bëri që Argjentina të mbetet e pamposhtur nga Uruguai që katër ndeshje. /Gazeta Express
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid