Specialja fton ish-pjesëtarin e UÇK-së nga zona e Pashtrikut

14:22 | 11 Nëntor 2019
A Z

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për Shefqet Buçaj. Ai ka qenë ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut.

Lajmin se Buçaj ka marr ftesë nga Specialja e ka bërë publik kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati.

Postimi i Gucatit:

Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale