Një tërmet i shkallës 2.1 Riter ka goditur sot rajonin e Gjilanit.
Lëkundjet e tokës kanë ndodhur rreth orës 21:30.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Uglar. Përpos Gjilanit, sot më herët lëkundje ka pasur edhe në Leposaviq.
Sipas banorëve tërmeti është ndier fort në fshatrat në afërsi të Gjilanit, Malishevë e Uglar.
Sipas treguesve rajonal, në Republikën e Maqedonisë së Veriut tërmeti ka qenë edhe më i fuqishëm para tre ditëve. Me datën 4 nëntor, një tërmet prej 2.4 shkallëve Rihter ka goditur në orët e vona këtë vend. /Express/

Aksidenti tragjik në Durrës, Rama: E pangushëllueshme, bashk...
Dy të lënduar nga një vetaksident me motoçikletë në Pejë, nj...
E papritur/Konkurentja përjashtohet nga Ferma VIP
Begaj për aksidentin tragjik në Durrës: Jeta dhe siguria e q...
Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet pë...
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj