Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.
Përveç takimit me Komisionerin Hahn ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Presidenti i Parlamentit. Z.Wieland, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev si dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.
Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u pritë nga Sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe nga Drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.
Në këto takime, nënkryetarja Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re. Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Republikën e Kosovës. Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i papërmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës./arbresh.info

AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...