Barcelona ka humbur pikë në ndeshjen si nikoqir mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Slavia Pragues.
Kampioni i La Ligas ka barazuar pa gola 0 me 0 në ndeshjen si nikoqir në Camp Nou në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht dominimit në posedim dhe krijim të shanseve, skuadra e trajnerit nën presion Ernesto Valverde nuk arriti të arkëtoj tri pikë.
Kështu, gjiganti katalunas humbi mundësinë e artë për të bërë një hap të madh drejt fazës së ardhshme në kompeticonin kryesor të UEFA-së.
Sidoqoftë, Barcelona vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me tetë pikë – katër më shumë se Dortmundi dhe Interi me pikë të njëjta (4), ndërsa Slavia Prague qëndron në fund të tabelës e pashpresë me vetëm dy pikë./arbresh.info/
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020