Derisa nga OVL-ja e UÇK-së vazhdojnë të paralajmërojnë ardhjen e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, njohësit e çështjeve të drejtësisë në anën tjetër thonë se pjesë e të ftuarve nga Specialja mund të jenë edhe liderët shtetërorë, të cilët kishin pozita kyçe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe liderët shtetërorë të cilët kishin pozita kyçe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mund të ftohen nga Prokuroria Speciale për intervistim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të paktën kështu thonë njohësit e çështjeve të drejtësisë, të cilët vlerësojnë se varësisht nga rezultatet e hetimit dhe vlerësimit që Gjykata Speciale ia bën një rasti, e njëjta ka autorizim ligjor që të ftojë secilin person në çfarëdo cilësie, duke mos përjashtuar kështu as liderët shtetërorë që kanë pasur pozita kyçe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, derisa Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdon të ftojë ish-pjesëtarë të UÇK-së për intervistim, nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë se deri më tani numri i ftesave ka mbërritur deri në shifrën 150, madje siç thonë ata ky numër pritet të rritet deri në 200
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...