Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.
Ai në një postim në Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Lajm i mirë nga presidenti Donald Trump për vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka thënë Thaçi.
Lideri i Shtetit Islamik u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.
Pesë zakone që po ju plakin më shpejt, sipas ekspertit shënd...
Shenjat delikate që tregojnë se keni mungesë kronike të gjum...
Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA-së
Policia del me sqarim për Vilën e Radojiçiqit: S’është zhvil...
Gjesti & Gimbo gati për “shpërthim” – albumi i ri publi...
E dhimbshme: 19 vjeçari nga Kosova vdes pas aksidentit në Sh...