Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes, të hënë pritet të takohen sërish grupet punuese të dyja subjekteve politike.
Siç ka njoftuar së fundi Vetëvendosje, takimi do të fillojë në orën 15:00 në zyrën e LDK-së.
Të dyja partitë thanë herën e fundit kur u takuan, se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Sipas tyre në takim ishin shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.
Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK.
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...