Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Behrami është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se sot ka marrë lajmin se Fazli Behrami është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Tash e mora lajmin qe i ftuar nga gjykata speciale është bashkëluftëtari i brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, Fazli Behrami nga fshati Abri e Ulët komuna e Skenderajt. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...