Barcelona ka siguruar tri pikë me një fitore të thellë pasditen e sotme (e shtunë) si mysafirë kundër SD Eibarit.
Gjiganti katalunas mposhti në shtëpi skuadrën e Jose Luis Mendilibar me rezultat 0 me 3 falë paraqitjes së shkëlqyer nga treshja frontale Messi, Suarez dhe Griezmann, shkruan portali arbresh.info.
Me një gol dhe një asistim gjatë ndeshjes, Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë – 8.7.

Antoine Griezmann vjen pas tij me notën 8.3, ngjashëm si argjentinasi me një gol dhe një asistim, ndërsa Suarez është vlerësuar me notën 7.8.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe mbrojtësi Clement Lenglet (8.1) pas një super asistimi në golin e epërsisë nga Griezmann për “Blaugranët”.
Nota më e dobët e ndeshjes është 5.7 dhe dyshja në mesfushë e Eibarit, Sergio Alvarez dhe Pape Diop, janë vlerësuar me atë notë./arbresh.info/

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend