Lucas Vasquez po i numëron ditët e fundit si futbollist i Real Madridit.
Sulmuesi spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po luan shumë nën drejtimin e teknikut Zinedine Zidane.
Kjo ka bërë që ai të mendojë largimin nga Santiago Bernabeu për të gjetur një skuadër ku luan rregullisht.
E ardhmja e spanjollit pritet të jetë në kampionatin anglez ose në atë gjerman.
Bayer Leverkusen dhe Schalke 04 janë dy ekipet e njohura gjermane që kanë shprehur interesim për lojtarin.
Ndërkohë në Ishull, Arsenali vazhdon prej kohësh duke e kërkuar atë, por duket se vetëm tani ka mundësi ta transferojë shkruan Telegrafi.
28-vjeçari ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit 2021, ndërsa mund të largohet për një shumë rreth 30 milionë euro.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...