Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se nëse nuk ka datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, Zaev dhe Dimitrov të premten mbrëmje në Kuvend duhet të japin dorëheqje.
Milloshoski tha se vizita e kryeministrit Zaev në Bruksel është e vonuar dhe se sipas tij, kjo vizitë është dashur të jetë një apo dy muaj para, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Milloshoskit, Macron duket se nuk është politikan labil siç është Zaev dhe se nuk ndryshon qëndrimet edhe pse çmimi që paguan Maqedonia është tepër i lartë.
Përndryshe, më herët kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha se vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve është i hershëm edhe për Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë./Telegrafi/
Grabitje në një filial të Valës në Prishtinë, policia në ven...
Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...