Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se është i kënaqur me ndeshjen e treguar, por jo me rezultatin.
Ai u ndal duke folur edhe për individët, duke shtuar se dyshja e mbrojtjes i ka pëlqyer shumë.
“Mendoj që kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, sidomos për të gjithë ata lojtarët që kanë pasur nevojë që të luajnë, siç ka qenë Kololli në pjesën e parë, më pas edhe Hadërxhonaj”.
“Jam i kënaqur me disa momente dhe gjëra. Ja i kënaqur me dyshen e mbrojtjes. Janë lojtarët të rinj si Xhemajli dhe Dresevic që më pëlqyen shumë”.
“Edhe Rashkaj kishte paraqitje të mirë. Pash disa gjëra që do të na duhet për të ardhmen dhe jam i kënaqur”, ka thënë Challandes.
Arbenit Xhemajli dhe Ibrahim Dresevic u lavdëruan edhe nga kapiteni Samir Ujkani.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...