Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të këtij viti, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 24 aksidente me pasoja fatale me 25 të vdekur dhe gjithsej 4826 aksidente trafiku.
Statistikat që i ka dërguar Policia Rajonale e Prishtinës për periudhën prej nëntë muajsh:
24 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 25 persona të vdekur
1.484 Aksidente trafiku me të lënduar – 2.792 persona të lënduar, si dhe
3.318 Aksidente trafiku me dëme materiale.
Policia ka ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik më shumë kujdes dhe përpikmëri të zbatimit të rregullave të kodit rrugor.
“Duke e parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikmëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...