Arsim Halili, redaktor në RTK, i cili u largua nga puna sot nga menaxhmenti i televizionit publik, e ka cilësuar këtë vendim si hakmarrje ndaj aktiviteteve sindikale dhe denoncimit të parregullsive.
“Është hakmarrje për shkak të aktiviteteve sindikale dhe denoncimit të parregullsive në RTK”, ka thënë Halili për KTV-në.
Arsim Halili, sipas dokumentit të siguruar nga Koha.net, është shkarkuar me arsyetimin se “pas shqiptimit të masës së rëndë disiplinore, ka vazhduar me shkeljen e radhës, duke sulmuar publikisht me deklarime të paautorizuara, komisionin disiplinor të RTK-së, pa pritur vendimin e shkallës së dytë, ku kishte bërë ankesë me paraqitjen e të pavërtetave dhe duke i shkaktuar dëm imazhit të RTK-së”.
“I punësuari Arsim Halili ka shkelur rregulloren për përgjegjësinë materiale dhe disiplinore, duke mos përfillur kërkesat me shkrim të eprorit të drejtpërdrejtë, për të qenë në orarin e punës në kohën kur kishte përgjegjësi editoriale për edicionet e lajmeve”, thuhet në pikën dy të arsyetimit të këtij vendimi./arbresh.info/
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri