Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është i bindur se Maqedonia e Veriut më 17 tetor do të merr datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Unë mendoj që po. Mund të them për herë të parë në mënyrë optimiste se këtë vit nisim bisedimet”, tha Osmani në intervistën e tij për Kanal5, përcjell Telegrafi Maqedoni.Sipas Osmanit, pas Gjermanisë edhe nga Franca pritet të ketë vendim pozitiv në nisjen e bisedimeve me BE-në.
“Infromacionet nga vendet anëtare janë të tilla dhe se Franca do të përgjigjet pozitivisht ndaj argumenteve që i shfaqëm si shtet gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha Osmani duke shtuar Bundestagu gjerman dha mesazh të fuqishëm ndaj vendeve anëtare të BE-së./Telegrafi/
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...