Etrit Berisha ka bërë disa pritje të jashtëzakonshme në ndeshje si mysafirë kundër Juventusit pasditen e sotme (e shtunë).
Portieri shqiptar i SPAL-it ka treguar se është në formë në ndeshje e xhiros së gjashtë në Serie A mes kampionit në fuqi të Italisë dhe SPAL-it, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë përfundimit të pjesës së parë, 30-vjeçari bëri një pritje të mrekullueshme duke ndalur goditjen nga Aaron Ramsey pas një shansi të bukur të krijuar për mesfushorin nga superylli Cristiano Ronaldo.
Juventusi ka postuar shansin nga ish mesfushori i Arsenalit në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter.
Por, Berisha shpëtoi skuadrën e tij edhe në minutën e 53′ duke larguar në formë të pabesueshme goditjen me kokë nga Sami Khedira.
“Një tjetër mrekulli nga Berisha”, shkruan Juvetusi në postimin tjetër ku përshkruan rastin e jashtëzakonshëm që kishte Khedira.
I vetmi që gjeti dërgoi topin në rrjetën e Berishës ishte Miralem Pjanic me një goditje nga distanca./arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...