Sportisti Azem Maksutaj aderon në Nisma, Limaj u bën thirrje të rinjve t’i bashkohen projektit të tyre

14:24 | 28 Shtator 2019
A Z

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me aderimin e sportistit në kickbox, Azem Maksutaj.

Limaj tha se kjo ditë është e veçantë për Nisma-në dhe për qytetaret e Republikës së Kosovës sepse po i bashkohet një sportist i madh,raporton arbresh.info.

“Sot është një ditë e veçante për Nisma dhe për qytetaret e Kosovës e republikës se Kosovës. NISMA po i fton burrat dhe gratë e suksesshme te gjakut tonë që janë në diasporë e që kane treguar rezultat të jashtëzakonshëm na kanë nderur si vend dhe si komb me sukseset e tyre në të gjitha fushat”.

Limaj tha se NISMA u ka bërë ftesë edhe sportistëve tjerë dhe bashkatdhetarëve në diasporë që t’i bashkohen projektit të tyre.

“Sot para jush edhe zyrtarisht ju dëshiroj mirëseardhje kampionit të shumëfishtë botëror, burrit të madh të këtij vendi i cili nga tani e tutje do të jetë pjesë e pandashme e NISMA-së Azem Maksutaj. Ne si Nismë social demokrate po i thërrasim djemtë dhe vajzat të suksesshëm nga diaspora kthehuni ne atdhe me përvojën tuaj profesionale njerëzore ta ndihmoni ndërtimin e shtetit”.

“Azemi edhe pse jashtë atdheut por çdo here me zemër tek vendi i tij, si dhe shumë sportist tanë që na bëjnë krenar në fusha të ndryshme sportive, ka vendosur që me seriozitet të mirë dhe funksion të rinisë tonë të mrekullueshme ti bashkohet projektit tonë “Bashkë me Shtetin” Nismës Socialdemokrate”.

“Sikur shumë që deri me tani i janë përgjigjur Nismës socialdemokrate për Kosovën i është përgjigjur edhe kampioni ynë Azem Maksutaj, dhe tani është koha që të gjithë se bashku të ndihmojmë në ndërtimin e shtetit e Kosovës, Bashkë për shtetin”, ka thënë Limaj.

Sportisti, Azem Maksutaj, tha se po i bashkohet NISMA-s sepse i ka dhënë hapësirë më shumë dhe bashkë do të punojnë për rininë.

“Ka ardhur koha që ne diaspora t’i ndihmojmë vendit, rinisë dhe t’i bashkëngjitim Kosovës”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale