Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, e ka refuzuar ofertën për t’u bërë drejtor sportiv i klubit katalonas.
Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, zbuloi në fillim të shtatorit se klubi ishte në bisedime me Puyolin për rolin e drejtorit sportiv, transmeton Gazeta Express.
Puyol i zhvilloi 593 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, ndërsa i pati edhe mbi 100 paraqitje për Spanjën, duke e fituar Kampionatin Evropian 2008 dhe Kupën e Botës 2010.
Ai u pensionua në fund të sezonit 2013/14, pasi e kaloi tërë karrierën te Barça.
Megjithatë, tani në moshën 41-vjeçare, ai e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në klub si drejtor sportiv, duke thënë se angazhimet personale ia pamundësojnë ta marrë këtë rol.
Puyol njoftoi se e ka refuzuar ofertën e ish-klubit për shkak të angazhimeve familjare.
“Kam vendosur të mos e pranoj ofertën e klubit. Nuk ka qenë vendim i lehtë, por projektet e ndryshme personale ma pamundësojnë këtë”, tha Puyol.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...