Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se për herë të parë në rajonin tonë, do të bëhet zhvendosja e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, në një takim me biznesmenë, ka thënë se qeveria e tij do ta praktikojë një politikë të re për pagesën e TVSH-së, e cila deri më tash ishte barrë e madhe për shumë biznesmenë, sepse ajo duhej të paguhej në kufi, ende pa e shitur produktin.
“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/743206199453149/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...