Pacolli: Shkollat në Kamenicë nuk duhet të mbyllen, na duhen reforma të mirëfillta

10:24 | 22 Shtator 2019
A Z

Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së Islam Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, ka shkruar  se nuk e konsideron aspak të drejtë mbylljen e shkollave në komunën e Kamenicës, dhe kërkon që ky vendim të ndryshohet sa më parë.

Pacolli konsideron se si përfaqësues të qytetarëve tanë duhet ti dalim në mbrojtje të nxënësve dhe banorëve të asaj ane dhe në asnjë formë të mos lejojmë që një Kryetar të bëjë eksperimente në llogari të nxënësit.

Gjithashtu bënë thirrje që fëmijët të mos përdoren për poena politike ose shfrytëzim i gjërave të tilla. Arsimimi është parësor dhe si i tillë nuk guxon të pëdoret për interesa personale./arbresh.info/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3002212269795691&id=100000208433483

Ja postimi i plotë:

SHKOLLAT NË KAMENICË NUK DUHET TË MBYLLEN, NA DUHEN REFROMA TË MIRËFILLTA

Situata aktuale e arsimit në Komunën e Kamenicës është jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk mund të konsiderohet aspak e drejtë mbyllja e shkollave dhe gjendja e prindërve e nxënësve aktualisht. Pëderisa nxënësit e tjerë janë duke zhvilluar mësimin e rregullt në më shumë se dy javë, nxënësit në Kamenicë janë detyruar të protestojnë para objektit të Komunës, në shenjë pakënaqësie ndaj reformës së arsimit.

Megjithatë, nuk mund të themi se nuk na duhen reforma në një fushë kaq të rëndësishme siç është arsimi, veçanërisht në zonat rurale kur dihet se janë zbrazur këto pjesë, mirëpo gjendja e këtij sektori nuk përmirësohet duke ju shkaktuar kaos nxënësve, prindërve e mësimdhënësve.

Në këtë komunë kemi fshatra të cilat kanë shkollën në të cilën vijojnë mësimin me mbi 100 nxënës, dhe nuk mund të konsiderohet e drejtë udhëtimi i tyre i përditshëm, pasi që ky numër i nxënësve është i mjaftueshëm për të zhvilluar aktivitete të cilat konsiderohen integruese drejt dijes.

Integrim në dije nuk është sinonim i mbylljes së shkollave, dhe unë bëj thirrje që fëmijët të mos përdoren për poena politike ose shfrytëzim i gjërave të tilla. Arsimimi është parësor dhe si i tillë nuk guxon të pëdoret për interesa personale.

Ne si përfaqësues të qytetarëve tanë duhet ti dalim në mbrojtje të nxënësve dhe banorëve të asaj ane dhe në asnjë formë të mos lejojmë që një Kryetar të bëjë eksperimente në llogari të nxënësit!

Kerkoj që ky vendim të ndryshohet sa më parë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale