Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së.
Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.
Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë. Të enjten e kësaj jave, në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...