Antonio Conte thotë se Barcelona “nuk janë të lumtur që do të përballen me Interin” në fazën e grupeve të Champions League këtë sezon.
Inter dhe Barça sërish do të përballen në Champions League, pas takimet mes tyre sezonin e kaluar ku Barça fitoi 2-0 në Camp Nou dhe barazuan 1-1 në Itali.
“Duam t’i bëjmë fansat krenarë, duke luajtur futboll që i lumturon ata ku mund ta gjejnë vetën”, tha Conte për faqen zyrtare të UEFA-s.
“E di se sa e vështirë është ta fitosh Champions Leaguen dhe të humbasësh në finale. Gjëja më e rëndësishme është që ne të japim 110 % çdo ndeshje që të mos pendohemi”.
“Barcelona? Është ndeshje që do të na shtyjë të japim më të mirën. Gjithashtu besoj se ata s’do të jenë të lumtur që do të përballen me Interin”.
“Përballja me ekipe të mëdha do të jetë mënyra më e mirë për të parë se ku jemi”.
Interi do të nisë aventurën në Champions me Conten të martën kundër Sllavja Pragës, sfidë kjo që do të zhvillohet nga ora 18:55.
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...