Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar të shprehet shumë optimist për fitoren e LDK-së.
Ai ka postuar disa fotografi nga tubimet që kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani i ka pasë në fshatrat Gjonaj dhe Korishë, si dhe Prizren.
Haziri ka thënë se Prizreni e ka përkrahur LDK-në dhe Vjosën, derisa ka shtuar se “LDK ka me fitu rrast”.
“Prizreni edhe sot po e përkrah LDK’në dhe Vjosën. Kemi me fitu përnime, kemi me fitu shumë, kemi me fitu rrast. Përveç në fushatë, Vjosën kemi me e mbështetë edhe më 7 tetor bashkë me ekipin qeverisës, të cilët do ta kthejnë besimin dhe shpresën në Republikë. Kemi nevojë për shtet përnime, për dije dhe Kushtetutë. Faleminderit Prizren!”.


Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...